E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i AI: Shqipëria no place to call home

Amnsety International ka publikuar sot raportin mbi sigurinë e jetës së njerzve në Shqipëri. “No place to call home” (një vend që nuk mund të quhet shtëpi për shkak të mungesës së sigurisë) – kështu është raportuar Shqipëria duke u nisur nga mungesa e theksuar e mbrojtjes që kanë fëmijët dhe femrat përballë trafikimit, keqtrajtimeve në polici, mungesës së ligjeve etj. Zhvillimet në vitin 2007 tregojnë se anëtarët e vendeve të BE-së kanë bërë hapa mbrapa sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut” – tha Nicolas Beger, drejtor i zyrës së BE-së për Amnesty International.

AI ka dokumentuar shkelje të të drejtave të njeriut sa i përket ‘luftës kundër terrorit’ në të paktën 15 vende të BE-së.

Të drejtat e njeriut janë në rënie për 60 vite radhaz- Qeveritë duhet të gjejnë shkakun dhe të veprojnë urgjentisht- ka deklaruar në raport Amnesty International. “Liderët botërorë kanë 6 dekada që po shkelin të drejtat e njeriut. Duhet ndërhyrje në Darfur, Zimbabve, Gaza, Irak dhe Myanmar” – tha Irene Khan, sekretare e përgjithshme e Amnesty International.

“Padrejtësia, pabarazia dhe mosndëshkimi i krimit janë hallkat kryesore ku çalon bota e sotme. Qeveritë duhet të veprojnë sot të mbyllin hendekun e madh që ekziston midis premtimeve dhe performancës ndaj të drejtave të njeriut”.

Raporti 2008 i AI, tregon 60 vjet rënie të të drejtave të njeriut. Njerizt torturohen në të paktën 81 vende në botë, përballen me gjykime jo të të drejta nga gjykatat në të paktën 54 vende dhe nuk lejohen të flasin lirshëm në të paktën 77 vende.

“Vendet në zhvillim duhet të dinë kë vënë në krye dhe të largojnë politikanët dritëshkurtër të cilët kanë bërë jetën e njeriut më të rrezikshme” – tha Khan.

Raporti i plotë i Amnesty International për Shqipërinë

Besimi i publikut në sistemin gjyqësor ngelet i ulët. Prokurori i Përgjithshëm u shkakrua nga detyra në muajin Nëntor, në rrethana ende të paqarta. Kushtet e të burgosurve janë shumë të vështira, si rezultat i mbipopullimit në dhoma, kushteve higjenike të papërshtatshme dhe mungesës së shërbimit shëndetësor. Raportet tregojnë se shumë të arrestuar janë keqtrajtuar  nga policia në dhomat e paraburgimit. Trafiku i grave dhe fëmijëve me forcë ka vazhduar megjithëse është në shifra zbritëse.

Background

Megjithë rritjen ekonomike, varfëria dhe papunësia ne Shqiperi ngelen në nivele të larta. Kjo shoqërohet me shërbimin e dobët shëndetësor dhe mësimor në zonat rurale, të cilat detyrojnë njerëzit ti drejtohen zonave urbane. Kjo gjë çon në rritjen e të pastrehëve si dhe në ndërtimin e shtëpive në zona të palejuara.

Në muajin Shtator, Shqipëria ratifikoi konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Në muajin Nëntor Shqiperia ratifikon Protokollin e Konventës së fëmijëve sa i përket shitjes së fëmijëve, prostitucionit dhe pornografisë së fëmijëve; dhe për fëmijët në konfliktet me armë.

Dhuna ndaj grave

Një studim qeveritar i publikuar në muajin Nëntor tregoi se më shumë se një e treta e grave shqipetare kishin përjetuar dhunë në familje, dhe rastet ishin gjithmonë në rritje. Dhuna brenda familjes nuk është e ndaluar specifikisht me ligj në Kodin Penal, dhe shumë pak raste kanë shkuar në gjykatë, shumica kanë përfunduar në vdekje ose në dëmtime serioze.

Në muajin qershor, hyri në fuqi ligji kundër Dhunës brenda familjes, i cili parashikon të parandalojë rastet e dhunës dhe të mbrojë viktimat nga dhunuesit. Gjithashtu në muajin Nëntor u ndërtua një njësi speciale për të mbrojtur njerëzit e dhunuar brenda familjes.

Trafikimi

Në shkurt, Shqipëria ratifikoi Konventën e Këshillit të Europës kundra trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas burimeve të policisë, trafikimi i grave dhe fëmijëve është zvogëluar ndjeshëm në vitin 2007, me 13 raste të raportuara për trafikim femrash dhe 7 raste fëmijësh. Policia arriti të kapë 8 vetë të akuzuar për trafikim femrash dhe 2 të tjerë për përfshirje në trafikimin e fëmijëve të  mitur.

Në muajin Janar, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Fatos Kapllanin dhe Arben Osmanin me 16 dhe 15 vite burg respektivisht, si të përfshirë në trafikun e fëmijëve në Greqi si dhe detyrimin e tyre për të prostituuar ose lypur.

Në muajin Qershor, dy shtetas nga Lushnja janë arrestuar dhe janë dënuar për trafikimin e një vajze 16-vjeçare në Greqi ku e kanë detyruar të punojë si prostitutë.

Megjithatë rastet janë edhe më të mëdha pasi shumicën e herëve viktimat e këtij trafiku detyrohen nga tutorët të mos raportojnë në polici. Megjithë masat e marra një 17- vjeçare, nuk tregonte tutorët e saj të cilët e kishin trafikuar në Itali dhe e kishin detyruar të prostituonte që prej moshës 14 vjeçare, pas presioneve qe ta kishin ushtruar mbi te.

Kushtet e burgut

Në muajin Shtator, Komisioni Europian për Parandalimin e Torturave publikoi raportin pas vizitës në Shqipëri në disa dhoma paraburgimi në Tiranë, Durrës dhe Fier. Sipas ketij raporti të gjitha dhomat ishin në kushte të papërshtatshme shëndetësore.

Popullsia në burgjet e vendit ishte në nivelin 4638 në muajin tetor, 1172 mbi kapacitetin. Si rezultat, shumë të burgosur janë kthyer në dhoma paraburgimi duke thyer ligjin e sigurisë.

Në muajin Shtator, 16 të arrestuar kanë qëndruar në dhomat e policisë së Tiranës në 4 qeli të cilat mund të mbanin vetëm nga një person brenda. Të burgosurit me sëmundje mendore janë mbajtur në dhoma me të tjerë për shkak të mungesës së hapësirave. Puna për ndërtimin e një spitali për të burgosurit e sëmurë mendorë ka filluar në Durrës në fillim të muajit Gusht dhe ende nuk ka perfunduar.

Në muajin Nëntor, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikoi kushtet në burgjet e Vlorës, ku 92 të burgosur janë mbajtur brenda qelive që mund të mbanin vetëm 46 vetë. Së bashku me të rriturit në burgje ishin edhe minorene nga 14-17 vjeç, në kndërshtim të hapur me ligjin.

Torturat dhe trajtimi mjekësor

Amendamentet ndaj Artikullit 86 të Kodit penal sa i përket Torturave dhe trajtimeve çnjerëzore janë shtuar në Shkurt.

Megjithë shtimin e amendamenteve, nuk u arrit të rishikohej i gjithë Kodi i Procedurave Penale. Kështu gjatë vitit 2007 asnjë polic nuk është dënuar për tortura apo për keqtrajtime ndaj të burgosurve.

Raporti i CPT i publikuar në Mars tregoi se shumë të burgosur ishin keqtrajtuar sidomos gjatë marrjes në pyetje. Disa të burgosur në Durrës kanë raportuar se polici vendoste helmeta në kokën e tyre, i vendoste pranga dhe e qëllonte me objekte të forta në kokë.

Strehimi

Rreth 45 mijë familje janë regjistruar si të pastreha; midis tyre 340 ishin jetimë që fëmijë. Në kundërshtim me ligjin, qeveria nuk është në gjendje ti pajisë jetimët me shtëpi provizore deri sa të arrijnë moshën madhore dhe të përfundojnë shkollën e mesme. Shumë prej tyre jetojnë në korridoret e shkollave, ose në një dhomë te perbashket me shumë persona.

Amnesty kritikon shkeljen e të drejtave të njeriut edhe nga SHBA-të

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka akuzuar SHBA-të për shkelje të renda të të drejtave të njeriut. Kështu qindra vetë mbahen në Afganistan dhe Guantanamo Bay pa padi apo proces gjyqësor, kritikon AI në raportin vjetor 2007. Vetëm në Guantanamo Bay në fund të vitit të kaluar mbaheshin ende të burgosur rreth 275 vetë. Organizata kritikon edhe Gjermaninë. Këtu autoritetet nuk kanë vepruar mjaft kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut. Si shembull jepen transferimi i të burgosurve në vende të tjera. Kritik raporti është ndaj Kinës, ku gjendja në prag të lojërave olimpike është përkeqësuar. Në vitin 2007 një numër më i madh aktivistësh është arrestuar, apo është vendosur nën përgjimin e policisë. Pekini ka ashpërsuar gjithashtu cenzurën e internetit dhe të mediave të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›