Mblidhet KLD, përzgjidhen gjyqtarët
Këshilli i Lartë i Drejëtësisë vendosi për emrat e rinj që do të jenë në krye të Gjykatës së Shkallës së Parë, të Apelit, të Rrethit Gjyqësor në Vlorë, në Sarandë dhe Dibër. Sipas votimeve për emrat e rinj është vendosur kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Dritan Hallunaj me tre kandidatura për këtë vend. Dritan Hallunaj është përzgjedhur me 9 vota pro dhe 4 kundër, kundrejt dy kandidaturave të Etleva Dedes dhe Marsela Balilit. Hallunaj është zgjedhur në vend të Sandër Simonit. Ndërkohë që KLD-ja ka vendosur edhe për kreun e Rrethit Gjyqësor të Dibrës, ku është përzgjedhur Kastriot Selita, ndërsa në krye të Gjykatës së Sarandës është vendosur Alltun Cela. Nga ana tjeter eshte votuar edhe per kryetarin e Rrethit Gjyqesor te Vlores, ne krye te te cilit eshte vendosur Artur Malaj. Gjithashtu në krye të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda është përzgjedhur Gjovalin Përnoca.
Nderkohe qe mbledhja e KLD-se ka nisur paraditen e sotme me pjesemarrjen e Presidentit te Republikes, i cili drejtonte mbledhjen.Presidenti i Republikës, Bamir Topi drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që pati si çështje kryesore shqyrtimin e kandidaturave dhe zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
“Në cilësinë e Kryetarit të Shtetit gjithë mbështetjen time për forcimin e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të rikonfirmoj përpara jush të gjithë gatishmërinë time maksimale për të drejtuar veprimtarinë vendimmarrëse të këtij organi kushtetues” – tha Topi në hapje të fjalës së tij.
Strategjia e reformimit të sistemit të drejtësisë, tashmë ka nisur rrugën e saj me adoptimin e ligjeve të reja me iniciativa në trajtimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor, apo dhe me ngritjen e partneriteteve të bashkëpunimit për një legjislacion sa më të harmonizuar me legjislacionin e vendeve evropiane. Megjithatë, kur flasim për drejtësi, ajo që gjithkush kupton është: “ligje të mira në duart e profesionistëve dhe në funksion të së vërtetës
Reforma në drejtësi është jo vetëm reformim i të drejtës së shkruar, por edhe i kapaciteteve njerëzore që e zbatojnë atë, ndaj për një shtet demokratik është dhe mbetet prioritet përzgjedhja e më të mirëve për ngritjen e cilësisë së gjykimit dhe imazhit të së drejtës – vazhdoi Topi.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e tij të fundit vetëm një muaj më parë ka përzgjedhur gjashtëmbëdhjetë kryetarë të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të Apeleve.
Mbledhja e sotme ka në rendin e vet të ditës si çështjen më kryesore vazhdimësinë e këtij procesi nominativ dhe sjell në tryezën e punës së këtij Këshilli pesë gjykata, përkatësisht ato të Rretheve Gjyqësore Vlorë, Sarandë e Dibër, si edhe dy gjykatat për Krime të Rënda në Shkallë të Parë dhe në Apel, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Tiranë.
Sipas Topit - në këtë proces garues, garancia për një përzgjedhje të drejtë mes shumë kandidatëve, është padyshim transparenca e procedurës së konkurimit me të cilin Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që çdo konkurent, në prani të një auditori të zgjedhur, të manifestojë cilësitë e veta drejtuese dhe të demonstrojë nivelin e performancës profesionale, me të cilin synon të drejtojë nesër gjykatën.