E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskerano do Interin: Është një ëndërr

I kërkuar nga Barcelona, mesfushori shkatërrues i Liverpulit, Havier Maskerano mund të mbërrijë në Itali, te Interi i Milanos. Ndërkombëtari argjentinas do të bashkohet kështu me ish-trajnerin e tij, Rafael Benitez.

“Për atë, të jete te Interi është diçka magjike. Është një ëndërr”, - deklaroi agjenti i tij për tabloidin anglez “The Sun”.

“Mendojeni vetë, ekipi më i fortë në botë e dëshiron, një ekip që ka shumë argjentinas, e për më tepër i drejtuar nga një trajner me të cilin Havier ka në një lidhje të veçantë. Nëse kjo do të vendosej vetëm nga Maskerano, negociatat do të ishin shumë të thjeshta. Por, ai ka një kontratë me Liverpulin dhe duhet që të dy klubet të gjejnë një akord”, - theksoi agjenti i tij.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›