Afrika e Jugut, suksesi vjen nga ekipet e Amerikes Latine
Amerika Latine eshte perfaqesuar me mire se kurre ndonjehere tjeter ne finalet e Kupes se Botes. Nga pese ekipe qe moren pjese ne finalet e Boterorit, “Afrika e Jugut 2010”, kater prej tyre jane kualifikuar mes tete skuadrave me te mira te Botes. Kili eshte skuadra e vetme e eliminuar, kjo ndoshta sepse perballe kishte ekipin me te forte te kontinentit te vet Brazilin, qe e largoi pas ndeshjes se 1/16-ve. Vleresohet se nuk ka qene rastesi suksesi i fundit i vendeve nga Amerika e Jugut. Punohet shume prej vitesh, plot pasion me futbollin e moshave dhe secili prej vendeve te Amerikes se Jugut jeton cdo dite me futbollin. Brazili, nga kater ekipet e kualifikuara konsiderohet se eshte me i forte, sic ka treguar historia e 18 finaleve te kaluara sepse ka edhe nje popullsi me te madhe. Me rreth 200 milione banore ne Brazil mund te dalin lojtare te shumte te klasit boteror dhe veshtire eshte te zgjedhesh me te miret ne nje ekip. E vecanta kete radhe eshte se edhe ekipet me nje popullsi nen pese milione banore kane kaluar me tej. Uruguai “i vogel”, me nje total prej 3 milione banoresh dhe Paraguai me 6 milione banore ka kaluar gjithashtu mes tete ekipeve me te mira. Argjentina eshte nje tjeter skuader mes gjiganteve te futbollit boteror, por me nje popullsi prej 40 milione banoresh kjo skuader ka qene gjithmone e forte. Ne kete Boteror eshte rreshtuar edhe si nje favorite. Futbolli i Evropes ndihet “i kercenuar” me shume se kurre, nga ai i Amerikes Latine.