Vila vlen me Spanjen me teper, se Ronaldo me Portugaline
Pas largimit te Portugalise dhe performances se dobet te Kristiano Ronaldos, David Vila ka hapur debatin se cili eshte lojtari me i mire Iberik i momentit. Ne “Euro 2008”, Kristiano Ronaldo ishte lojtari me i mire i vitit, por Portugalia e tij u eliminua, kurse Vila shenoi kater gola dhe Spanja doli Kampione e Evropes. Ne finalet e Kupes se Botes, Vila ka shenuar serish kater gola, nje ndaj Portugalise dhe Spanja ka arritur mes tete ekipeve me te mira te Boterorit. Vila eshte ngjitur ne krye te golashenuesve, bashke me Higuian dhe Vitek. - “David Vila eshte ne forme dhe ky eshte lajmi me i mire per ekipin tone”, - theksoi mbrojtesi i Spanjes, Zherard Pike. Vila tregoi se di te shenoje per ekipin e Portugalise, kurse Ronaldo ka dhene shume pak per ekipin e tij kombetar. Ronaldo ishte konsideruar ne krye te listes se yjeve, por nuk dha asgje me shume se Uejni Runi i Anglise, pervec se zhgenjeu me Portugaline.
- “Ndihem totalisht i merzitur, e paperfytyrueshme sa i trishtuar jam”, - theksoi Kristiano Ronaldo. - “E di se jam kapiten, gjithmone kam treguar pergjegjesi dhe do te bej nje gje te tille edhe ne te ardhmen”. Vila ka bere nje levizje te madhe, para ndeshjeve te Kupes se Botes. Ai la ekipin e Valencias, per te kaluar te Barcelona. Me shtate gola te shenuar ne finalet e Kupes se Botes, 28-vjecari eshte lojtari me i mire i Spanjes, ne kete turne.
- “Dua te vazhdoj dhe te shenoj”, - tha Vila. - “Ndaj Portugalise realizova nje prej kater golave me te bukur qe kam shenuar”. Me 42 gola ne 62 ndeshje, Vila eshte shume prane rekordit qe mban ikona e kesaj skuadre, Rual. Sulmuesi i Realit kishte shenuar 44 gola, por ne 102 ndeshje. Sulmuesi i Portugalise, Kristiano Ronaldo ka shenuar nje gol me Portugaline ne “Gjermania 2006”, nga pika e bardhe, nje gol ne “Euro 2008”, dhe nje gol ne “Afrika e Jugut 2010”. Ronaldo duket me i rende ne ekipin e tij Kombetar se cfare ka treguar realisht ne kompeticionet e fundit.