Krojfi: Nuk do te paguaja, per te pare Brazilin
Legjenda e Holandes dhe Ajaksit, Johan Krojfi theksoi se nuk do te paguante kurre nje bilete, per te ndjekur ekipin e Brazilit ne stadium. Tre here futbollisti i vitit ne Evrope tha se brazilianet e kane humbur me kohe superioritetin e tyre dhe jane “si te gjitha ekipet e tjera”. - “Atje ku eshte Brazili perqendrohet gabimisht vemendja ne Kupen e Botes”, - theksoi ai. - “Nga kjo skuader me kujtohen emra si Gerson, Tostao, Falkao, Ziko ose Sokrates. Tani shoh vetem Xhilberton, Melon, Bastosin dhe Julio Baptistan”. Ish-lojtari i madh i Holandes ne vitet ’70 thote se aktualisht Brazili nuk ben diferencen dhe skuadra e tij mund te kaloje me tej. - “Ku eshte magjia e Brazilit? Nuk mund te kuptoj pse Dunga ka thirrur disa lojtare dhe nuk ka arritur te ndertoje akoma repartin e mesfushes”, - theksoi Krojfi. - “Nuk mendoj se ndonje spektator do te paguaje per te pare vetem Brazilin. Une kurre nuk do te paguaja per te ndjekur kete skuader”, – shtoi me tej legjenda e futbollit te Holandes. Tulipanet do te luajne ndaj Brazilit, ne cerekfinale dhe synojne te kalojne me tej mes kater me te mirave te Kupes se Botes. Por edhe pse do te jene perballe pese here kampioneve te Botes, Johan Krujfi i ben thirrje skuadres se tij qe te mos kete asnje frike ne perballjen e se premtes. - “Brazili duhet te luaje me intensivisht, me shume ne fushe, sepse ata nuk jane te vecante me paraqitjet e deritanishme. Gjithmone tifozet duan t’i gezohen Brazilit, fantazise se tyre, por ata nuk kane bere shume gjate kesaj vere”, - perfundoi Krojfi.