E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elano, i pamundur kthimi ndaj Holandes

Brazili nuk do te kete Elanon, ne ndeshjen cerekfinale, ndaj Holandes. Stafi mjekesor i ekipit theksoi se ish - mesfushori i Mancester City nuk eshte riaftesuar pas nje demtimi qe pesoi ne gju dhe mund te mbetet jashte, per te gjitha ndeshjet e mbetura te Kupes se Botes. Elano, 29 vjec, u demtua gjate ndeshjes me Bregun e Fildishte, qe brazilianet e fituan me rezultatin 3-1. Pas demtimit Elano nuk eshte kthyer ende ne stervitje dhe mjeku i ekipit Runco konfirmoi para reportereve se ndaj Holandes mungesa e tij eshte e pashmangshme: - “Nuk po them se nuk eshte ne gjendje qe te luaje ne finalet e ketij Boterori, por nuk do te jete gati per ndeshjen e se premtes, ndaj Holandes”, - tha mjeku i ekipit te Brazilit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›