Empoli, në kërkim të sulmuesit Edgar Cani

Siç bën të ditur stadionews.it Empoli skuadra ka shfaqur interes për Edgar Canin sulmuesin shqiptar 20 vjeçar. Sulmuesi shtatlartë Cani sezonin e kaluar u aktivizua në Serinë B me Askolin ndërsa kartoni i tij është në pronësi të Palermos. Klubi toskan i Empolit dëshiron ta marrë në formë huazimi lojtarin. Priten zhvillime në ditët në vijim. Nëse çdo gjë do të përfundonte me sukses Cani do të vazhdonte karrieren në Serinë B.