E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi atentat ndaj ish ministrit te brendshem

Rikthehen perseri atentatet ndaj ish zyrtareve te larte greke. Mediat helene bejne te ditur se gjate mengjesit te sotem nje bombe artizanale ka shperthyer prane hyrjes se pallatit te ish- ministrit te Brendshem Panajotis Hinofotis. Nga te dhenat e para bomba artizanale ndodhej brenda nje çante shpine dhe ishte vendosur ne depon e pallatit. Megjithate fatmiresisht nga shperthimi jane shkaktuar vetem deme te vogla materiale dhe nuk ka pasur te lenduar. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere ekipet xheniere dhe zona eshte izoluar per disa ore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›