E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit: Tirana, qyteti më i ndotur në Shqipëri

Banorët e Tiranës jetojnë në qytetin më të ndotur të Shqipërisë. Autoritete mjedisore në vend, deklarojnë se kryqyteti, është aktualisht në rreth të kuq sa u takon parametrave tregues të ndotjes së ajrit. Sipas zëvendësministrit të Mjedisit Aleksandër Garuli, nga 10 elementët kryesor të ajrit, 2 prej tyre janë mbi normën e lejuar.
Niveli i lartë i Pm10, që në gjuhën e përditshme quhet blozë si dhe LNP-ja apo ndryshe grimcat e pluhurit, përbëjnë sot për sot ndotësin më të madh të arjit në Tiranë. Sipas zëvendësministrit Garuli, shkak i kësaj ndotje të madhe janë ndërtimet pa kriter si dhe karburanti i keq i përdorur për automjetet.
Gjatë 2009-ës ministria e Mjedisit i ka vendosur bashkisë së kryqytetit 14 gjoba, pikërisht për mos zbatimin të kushteve mjedisore në ndërtime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›