E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Afrikë e Jugut 2010", starton sot faza e 1/8-ve

Uruguai-Kore e Jugut është përballja e pasdites (16:00), ndërsa në mbrëmje (20:30) ndeshen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gana. Ndeshjet e këtij turi dhe në vazhdim, janë me eliminim të drejtpërdrejtë, duke rezervuar kështu një luftë të ashpër sportive dhe surpriza të mëdha.

Ndeshja e më e rëndësishme e 1/8-ve, ajo mes Gjermanisë dhe Anglisë do të zhvillohet nesër në orën 16:00. Brazili pretendent luan të hënën përballë Kilit në orën 20:30, ndërsa Spanja përballet të martën në derbin iberik me Portugalinë.

Sot;

16:00 Uruguai – Kore e Jugut
20:30 SHBA – Ganë

Të dielën;

16:00 Gjermani – Angli
20:30 Argjentinë – Meksikë

Të hënën;

16:00 Holandë – Sllovaki
20:30 Brazil – Kili

Të martën;

16:00 Paraguai – Japoni
20:30 Spanjë - Portugali

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›