E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja rrëmben kreun e grupit H, shmang Brazilin

Me këtë fitore kampionët e Evropës evitojnë përballjen me Brazilin në 16-she, por përballë do të gjejnë Portugalinë. Ndërkohë, edhe kilianët arrijnë të kualifikohen, pasi përfituan edhe nga barazimi i Zvicrës me Hondurasin në ndeshjen tjetër.

Heroi i spanjollëve në këtë takim ishte padyshim David Vila, i cili zhbllokon fillimisht rezultatin në minutën e 25-të pasi përfiton nga një dalje e gabuar e portierit latin.

Në minutën e 37-të, David Vila i shërben Iniestës, i cili dyfishon shifrat. Menjëherë sapo pëson goditjen e dytë, Kili mbetet me dhjetë futbollistë, pasi Estrada merr kartonin e dytë të verdhë.

Me fillimin e pjesës së dytë Kili shkurton shifrat me anë të Milar, i cili realizon një supergol nga jashtë zone. Skuadrat filluan të pajtohen me rezultatin në minutat e fundit të takimit, pasi që të dyja arritën kualifikimin për në fazën tjetër.

Spasnja u ngjit në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Kili, por me golavorazh më të mirë. Spanja do të përballet në 16-she me Portugalinë, ndërsa Kili me Brazilin.

Ndërkohë, aventura e Zvicrës dhe Hondurasit përfundoi këtu, të cilat morën respektivisht nga katër dhe një pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›