E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrikë e Jugut, Mandela vazhdon në gjendje kritike

Qeveria e Afrikës së Jugut informoi të martën se gjendja shëndetësore e heroit kombëtar, Nelson Mandelës, mbetet kritike.

94-vjeçari, presidenti i parë me ngjyrë i vendit afrikan, mbetet në rrezik për jetën në një spital të kryeqytetit Pretoria që prej 8 qershorit, ku po kurohet për një infeksion në mushkëri.

Mjekët janë duke bërë absolutisht më të mirën e tyre për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të Mandelës, shkruhej në buletinin e përditshëm të qeverisë afrikanojugore.

Aktualisht, me qindra mbështetës të Mandelës janë mbledhur përpara spitalit, duke u lutur për shëndetin e tij.

Lufta kunder sistemit racist të aparteidit e çoi Nobelistin e Paqes në burg për 27 vjet.

Pikërisht atje, Mandela u sëmur e ky ishte fillimi i problemeve të tij të vazhdueshme të mushkërive.

Pas lirimit të tij nga burgu, Martin Luteri Afrikan vazhdoi luftën kundër diskriminimit racist.

Prillin e 1994-tes, u mbajtën zgjedhjet e para të lira dhe ne 10 maj te atij viti, Mandela do te behej presidenti i parë me ngjyre i Afrikës së Jugut. Ne 2004-ten, Mandela u terhoq nga jeta publike dhe qe atehere, paraqitja e tij ne eventet zyrtare, ka qene e rralle

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›