E Shtunë, 31 Tetor 2026

Normalizimi i përhershëm i marrëdhënieve, kusht për BE

Normalizimi i përhershëm, i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të mbetet kushti kryesor që të dyja vendet të vazhdojnë rrugën evropiane.

Ministrat e Bashkimit Evropian do të përcjellin vazhdimin e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë kohës që Serbia përgatitet të fillojë negociatat për anëtarësim.

Këtu përfshihet edhe pranimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura, si dhe detyrimi i dy palëve që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në atë proces.

Data e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE është e lidhur ngushtë me pranimin e plotë të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ashtu siç kërkon Gjermania.

Këshilli i Ministrave të Bashkimi Evropian thotë se kusht për Kosovën është vazhdimi i dialogut me Beogradin. Ata e kanë mbështetur procesin, i cili do të sillte deri te fillimi i bisedimeve për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›