E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrike e Jugut Nelson Mandela shtrohet ne spital

Ish presidenti i Afrikës së Jugut, dhe cmimi Nobel për Paqen, Nelson Mandela ka kaluar natën në spital në Pretoria. Të afërmit dhe stafi mjekësor kanë konfirmuar se ai i është nënshtruar kontrollove të zakonshme mjekësore për moshën e tij. Ashtu si dhe dy herët e fundit që ai ka qenë në spital, herën e fundit në dhjetor për një infeksion në mushkëri edhe në këtë rast autoritetet vendore nuk kanë lejuar që të merret vesh se në cilin spital është shtruar ai. Pasi një dëshmitar deklaroi për mediat se ish presidenti ndodhej në spitalin ku ishte shtruar dhe në dhjetor, policia ka marrë menjëherë masat duke shtuar rojet e sigurisë në hyrjet dhe daljet e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›