Afrike e Jugut testohet vaksina kunder HIV

Afrika e Jugut do të nisë eksperimentimin e një sasie vaksinash kundër “sëmundjes së shekullit”, HIV-AIDS.
Vaksina është italiane dhe eksperimenti mundësohet nga bashkëpunimi i Institutit Italian të Larte të Shëndetësisë dhe Departamentit Kombëtar të Shendetësisë në Afrikën e Jugut.
Në eksperiment do të marrin pjesë 200 persona të moshave 18-45 vjeç. Objektivi parësor i studimit është vlerësimi i imunogenicitetit, ose thënë ndryshe: aftesisë për të stimuluar një përgjigje imunitare ndaj vaksinës.