E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohet autori i librit të suksesshëm "Tre filxhanë çaj"

Botuesi i librit "Tre filxhanë çaj" (Three cups of tea) po hetohet pasi dyshohet se autori i librit ka fallsifikuar një pjesë të ngjarjeve.

Libri me kujtime, që ka për autor Greg Mortenson, është cilësuar si frymëzues nga miliona lexues dhe ekspertët e fushës. Libri flet për përvojën e autorit për arsimimin e vajzave në Pakistan dhe në Afganistan.

Mortenson ka një fondacion humanitar që merret me ndërtimin e shkollave në Afganistan e Pakistan.

Autori i librit i ka hedhur poshtë pretendimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›