Lavrov, tur treditor në Ballkan

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nis sot vizitën e tij tre ditore në rajonin e Ballkanit me ndalesën e parë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Boris Tadiç dhe homologun Vuk Jeremiç.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cila temë e bisedimeve do të jetë Kosova, por edhe çështje të tjera si bashkëpunimi në sektorin e ekonomisë.
Me vizitën në Serbi, shefi i diplomacisë ruse nis turin e tij treditor në Ballkan, ku do të ndalojë në Mal të Zi, Maqedoni dhe Slloveni.
Pak kohë më parë Beogradi u vizitua nga vetë kryeministri rus Vladimir Putin, i cili rikonfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë përsa i përket çështjes së Kosovës. Lajmi u konfimrua me herët edhe nga ministria e jashtme në Moskë.