Afrohen ethet e finales

Presidenti Obama e filloi maratonën e fushatës duke vizituar qendrën e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, FEMA, e cila bashkërendon përpjekjet e ndihmës në zonat lindore të Shteteve të Bashkuara, të goditura nga uragani Sandy.
Obama u tha këshilltarëve të tij të lartë, zyrtarëve vendas dhe gazetarëve se do të vërë në dispozicion të gjitha burimet federale, përfshirë ushtrinë, për të dërguar furnizime në zonat e prekura. Ai premtoi se përpjekjet do të jenë “120 për qind” nga kushdo që është i angazhuar.
“Ne nuk kemi durim për burokraci. Ne nuk kemi durim për zvarritje administrative. Ne duam të sigurojmë se problemet do të trajtohen në kohë dhe menjëherë”, tha Obama.
Rivali i tij republikan, Romney, e bëri ndalesën e parë në qytetin verilindor Portsmouth në New Hampshire. Ai kritikoi presidentin që u tha njerëzve të mos e fërshëllenin por të dilnin në votime.
“Presidenti tha diçka që tashmë ju mund ta dini dhe që i kapi në befasi shumë njerëz. Ai tha në një miting se votimi është hakmarrja më e mirë. Ai u tha zgjedhësve të votojë për t’u hakmarrë. Të votosh për hakmarrje? Më lejoni t’ju them se çfarë unë do të doja që ju të bënit, votoni për dashurinë ndaj vendit”, tha Romney.
Neë Hampshire është shteti më i vogël me peshë në rezultatin e zgjedhjeve, ku ka të ngjarë të përcaktohet përfundimi i zgjedhjeve. Por ndërkohë që sondazhet tregojnë se gara është pothuajse në barazim, asnjë prej kandidatëve nuk po e konsideron New Hampshirin si të fituar dhe të dy kandidatët zhvilluan atje fushatë këtë fundjavë.
Romney u ndal edhe në shtetin perëndimor të Iowas dhe në shtetin perëndimor të Kolorados. Obama filloi me një ditë të gjatë fushate të premten në Ohio dhe vizitoi këtë shtet sërish të sot.
Në qytetin Mentor, presidenti demokrat kritikoi ashpër rivalin e tij republikan, duke thënë se ai nuk është i aftë të sjellë ndryshmin që është duke premtuar.
“Ne e dimë se si duket ndryshimi. Dhe ajo që ai po ofron nuk është ndryshim. Ju e dini se po t’u japësh më shumë pushtet bankave të mëdha, ai nuk është ndryshim", theksoi Obama.
Anketat tregojnë se presidenti është paksa në epërsi në Ohio, shtet që të dy kandidatët po përpiqen me çdo kusht ta fitojnë. Asnjë republikan nuk është zgjedhur president, pa fituar në Ohio dhe fitorja e presidentit Obama atje do ta bënte shumë të vështirë për Romneyn që të fiton zgjedhjet. Pas Ohios, Obama do të bëjë fushatë edhe në Wisconsin dhe Ioëa dhe do ta mbyllë ditën me një miting në Virxhinia.
Java e fundit e fushatës elektorale në SHBA ka mbetur në hije si pasojë e super-stuhisë Sandy, që goditi bregun lindor, duke lënë të vdekur mbi 100 persona.