E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ftohtit, problem i ri në New York

Qyteti i New Yorkut po vazhdon rimëkëmbjen e ngadaltë nga pasojat e uraganit Sandy. Rreth 875 mijë njerëz mbesin pa energji elektrike, derisa të ftohtët po afrohet me temperaturat që tani janë vetëm 5 gradë Celsius.

Prefekti Michael Bloomberg iu ka bërë thirrje banorëve të moshuar që nuk kanë ngrohje të shkojnë nëpër strehimoret e hapura publike. Qyteti po ashtu po shpërndan 25 mijë batanije në zonat pa energji elektrike.

Qyteti dhe shumë pjesë të New Jerseyt fqinj vazhdojnë të përballen me mungesë të gazit dhe radhë të gjata të makinave po krijohen para pompave.

Bloomberg tha se janë duke arritur rezervat me gaz dhe se është optimist se mungesa do të zhduket për disa ditë.

Rreth 80 për qind të shërbimeve nëntokësore të transportit janë kthyer tashmë në New York.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›