Tavadrosa, kryesues i ri i Kishës Kopte në Egjipt

Tavadrosa në krye të Kishës zëvendësoi Shenudan III, i cili për katër dekada kryesoi Kishën Kopte deri në mars të këtij viti, kur vdiq në moshën 89 vjeçare.
Koptët janë një degëzim i hershëm i feve të krishtera, besim i përhapur kryesisht në Egjipt, disa vende të tjera afrikane, SHBA dhe Australi.
Zgjedhja e Papës vjen në një moment kyç, pas intensifikimit të sulmeve të myslimanëve ndaj të krishterëve pas rrëzimit të regjimit të Hosni Mubarakut, në shkurt 2011 dhe retorikës, disa herë fyese të partisë në pushtet, Vëllazërisë Myslimane.
Përpara vdekjes së tij, Papa Shenouda, një figurë që gëzonte një respekt të madh midis të gjithë egjiptianëve, i bëri një thirrje zyrtare autoriteteve për mbrojtjen e të krishterëve dhe lirisë së besimit në vend.