E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimet nga “ferri”

Jeta në Staten Island në New York, pas uraganit Sandy, është një ferr i gjatë dhe i ftohtë. Paniku ishte termi i përbashkët për banorët e State Island të hënën, pasi që ujërat vërshuan rrugët, pasi që stuhia la pa rrymë rreth 139 mijë banorë dhe i kushtoi me jetë 20 personave, që ishte numri më i madh i të vdekurve në pesë qarqet e goditura në New York.

Të hënën, ai shkoi për të punuar si mbledhës i mbeturinave në Brooklyn. Të martën, ai kuptoi se dy djemtë e tij, Brandon dyvjeçar dhe Connor katërvjeçar, konsideroheshin si të zhdukur. Të enjten ai mori lajmin se kishin vdekur.

Një nga rrëfimet më të tmerrshme pas uraganit Sandy është ky për dy vëllezërit, të cilët vdiqën gjatë përpjekjeve të nënës së tyre për t’u larguar me automjet në ndonjë vend më të sigurt.

Fqinjët thonë se ata vetëm mund të supozojnë për atë se çfarë e shtyri Glenda Moorin që të merr dy djemtë e saj të hënën, për të hipur në automjetin e saj, në momentin kur erërat e Sandyt po bëheshin gjithnjë e më të fuqishme. Familja Moore jeton në Great Kills, përtej zonës së detyrueshme të evakuimit. Por ajo mori vendimin që të shkojë në shtëpinë e motrës së saj në Brooklyn.

“Pse u largua?”, pyet Linda Caristo, e cila jeton përballë shtëpisë së familjes Moore, duke theksuar se ishte merakosur shumë për fatin e dy djemve, të cilët stuhia i kishte “rrëmbyer” nga duart e nënës së tyre, kur të mërkurën e pa policinë duke e sjellë Glendan në shtëpi. “Rryma u ndal. Ishte vetëm. Burri i saj ishte në punë. Me siguri se është kapluar nga paniku”, thotë Linda.

Paniku ishte termi i përbashkët për banorët e State Island të hënën, pasi që ujërat vërshuan rrugët, pasi që stuhia la pa rrymë rreth 139 mijë banorë dhe i kushtoi me jetë 20 personave, që ishte numri më i madh i të vdekurve në pesë qarqet e goditura në New York. Një zyrtar i FEMA-s, i cili kishte arritur në këtë qark për të vëzhguar dëmet, theksoi se shkatërrimet në këtë pjesë të New Yorkut janë të ngjashme me ato në Neë Orleans, pasi që ky qytet u godit nga uragani Katrina.

Fqinjët e familjes Moore, Denise Fastacia dhe Jennifer Tierney, u kapluan nga paniku, kur panë ujin duke vërshuar rrugën e tyre dhe duke hyrë me shpejtësi në bodrumet e shtëpive të tyre. Tierney, në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe burri i saj, Michael, morën ca gjëra me vete dhe vrapuan në drejtim të automjetit të tyre.

“Në çdo rrugë që kalonim kishte drunj të rrëzuar. Ishte terr. Mund të nuhatej tymi. Ishte si një zonë e luftës”, thotë Jennifer.

Al Ramic vendosi të largohet, posa pa ujin duke ardhur. “Isha me vëllanë tim dhe pashë valët duke ardhur në drejtimin tonë dhe fillova të bërtas, ‘Po vjen po vjen. Le të largohemi nga këtu’. Dhe filluam të vrapojmë drejtë automjetit”, thotë ky 28 vjeçar.

Të premten, Ramic, vëllai, babai dhe nëna e tij filluan të pastrojnë shtëpinë e tyre të përmbytur dhe pyesnin vetën se a do t’i furnizojë ndokush me ushqim, ujë dhe me ndihma tjera. Ata nuk e kanë parë askënd, as policinë, e as Kryqin e Kuq.

Ngritja e nivelit të ujit ishte ajo që detyroi edhe Lucy Spagnulon që të braktisë shtëpinë e saj. Megjithatë, ajo nuk arriti të shpëtojë nënën e saj 81 vjeçare, e cila vdiq në shtëpinë në të cilën jetoi për 31 vjet me radhë.

“As nuk mund ta varrosim si duhet, ngase edhe varrezat janë vërshuar nga uji”, thotë Vincent, vëllai i Lucyt. “Jemi në mjegull. Trupin e saj e dërguan në Manhattan, në vend se ta dërgojnë në Staten Island. Askush nuk ju thotë asgjë. Na kanë dhënë një numër të FEMA-s për të marrë informata, por askush nuk po ofron përgjigje”, shtoi Vincent.

David Pagan theksoi se filloi të shqetësohej, kur era filloi të forcohet. Ai dhe bashkëshortja e tij qëndruan në katin e epërm të shtëpisë së tyre dhe kishin ndjenjën se ishin në mes të Oqeanit. Të martën në mëngjes ata ishin gjallë, por një fqinj i tyre humbi jetën në shtëpinë e tij. Të premten, familja Pagan po përgatitej për një natë tjetër të ftohtë pa rrymë. “Natën kemi një terr total dhe jashtë kanë filluar të veprojnë edhe hajnat. Kemi vetëm batanije dhe kjo është e tëra”, thotë Pagan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›