E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aftesia e kreditimit vleresim negativ per Greqine

Edhe kjo verë paraqitet e vështirë për Greqinë. Agjencia e vlerësimit financiar “Standard & Poors” ka ulur sërish aftësinë e kreditimit të Greqisë. Boniteti i shtetit të eurozonës u ul me tre nota nga ‘B’ në ‘CCC’, kjo sipas normës së vlerësimit të agjencive. “Standard & Poors” e argumentoi këtë hap me rritjen e propabilitetit për një ristrukturim të borxhit financiar të Greqisë.

Qeveria greke e kritikoi vlerësimin e agjencisë, duke u shprehur se “Standard & Poors” nuk merr parasysh bisedimet që po zhvillohen për zgjidhjen e krizës mes Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Megjithatë vlerësimi negativ për shtetin helen u ndje menjëherë në bursa ndërsa sipas agjencisë Greqia zor se arrin  të jetë korrekte me pagesat  për 12 muajt në vijim.

Në vlerësimin e dhënë nga agjencia është marrë parasysh dhe situata politike. Qeveria socialiste e Georges Papandreu është në shenjestrën e kritikave të opozitës dhe sindikatave të mëdha të punonjësve që edhe një ditë më parë manifestuan në Athinë. Një grevë në shkallë vendi kanë paralajmëruar dhe punonjësit e sektorit energjitik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›