E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Kolegjit Wollfarth Shqyrtim i barabarte i votes

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është një mundësi për të shqyrtuar edhe një herë përmbajtjen e kutive. Ky është qëndrimi i ambasadorit të OSBE në Shqipëri Eugen Wollfarth nga qyteti i Korçës në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për rinumërimin e votave të të gjithë kutive të votimit të Tiranës.

“Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për të rishqyrtuar edhe një herë përmbajtjen e kutive dhe mendoj se është vendim i mirë për të rishqyrtuar dhe për të trajtuar në mënyrë të njëjtë të gjitha votat e qytetarëve. Mendoj që është një shqyrtim i barabartë i të gjithë votave të hedhura nga votuesit për të parë se cili ka qenë vullneti i tyre në ditën e votimit” tha Wollfarth.

Ambasadori i OSBE Wollfarth ishte në qytetin e Korçës ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Niko Peleshi në të cilin u diskutua për ruajtjen dhe zhvillimin e resurseve natyrore të qytetit. 

Jorgjeta Gjanci                           

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›