E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA republikanet lum kritikash ndaj Obames

Shtatë kandidatët republikanë për president kanë sulmuar arritjet ekonomike të  Presidentit Barack Obama në debatin e parë të madh për fushatën e zgjedhjeve presidenciale 2012. Kandidatët sulmuan pak njëri- tjetrin, por nuk i kursyen kritikat për reformën në shëndetsi të propozuar nga presidenti demokrat  e ishte gati- gati  premtim njëzëri, shfuqizimi i të ashtuquajturës "Obamacare".

Ish-guvernatori i Masaçuset-s Mitt Romney shihet dhe një herë si favoriti kreyesor i republikanëve. Romney tha Obama ka bërë që Amerika të dështojë ndërsa ish-Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve Newt Gingrich tha se një president i ri ishte i nevojshëm për t'i dhënë fund "depresionit Obama".

Përfaqësuesja e Minesota-s, Michele Bachmanni i lëvizjes Tea Party, tha se kishte paraqitur dokumentet për të hyrë në garë zyrtarisht dhe kritikoi përpjekjet e Obama për të krijuar një program universal të kujdesit shëndetësor.
Përveç kësaj, ish-senatori i Pensilvania-s Rick Santorum deklaroi se politikat rregullatore të Obamës ishin "shtypëse" dhe u zotua për "heqjen e  prangave të biznesit.

Ish-Guvernatori i Minesotës Tim Pawlentydeklaroi se Obama ishte një "deklinist" që e shihte Amerikën si "të barabartë me të gjithë botën". Kongresmeni Ron Paul nga  Teksas fajësoi politikën monetare anti-inflacioniste të ndjekur nga Rezerva Federale e SHBA-së për problemet ekonomike të Amerikës.

E manjati Herman Kain nga  Xhorxhia bëri thirrje për eliminimin e taksave federale për fitimet në kapital për të stimuluar rritjen e punës.

Zgjedhjet preliminare në kampin republikan pritet të fillojnë në muajin shkurt e deri atëherë merr rëndësi të veçantë paraqitja e një programi ku kësaj here do të juenë në fokus ekonomia, sistemi shëndetësor, por edhe politikat e jashtme në vatra ende të nxehta si Afganistani dhe Libia. Në debatin e mbajtur në New Hampshire këto aspekte nxitën kritika të ashpra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›