Agani: Shqiptarët të mblidhen për problemet e tyre
Sipas kreut të kësaj partie, Ferid Aganit, kjo është rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata ndërmjet vendeve të rajonit.
“Duke e theksuar përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon nëpërmjet zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mire ndërmjet kombeve dhe shteteve në Ballkanin perëndimor, Partia e Drejtësisë vlerëson se zhvillimet pas shpalljes së verdiktit gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do të aktualizojnë edhe më shumë nevojën e koordinimit urgjent të qëndrimeve politike të krerëve shtetëror dhe politik të shqiptarëve në Ballkanin perëndimor”, u shpreh Agani për mediat.
Ai shtoi se problemet që ka Republika e Kosovës në veriun e vendit si dhe vështirësitë gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe veçanërisht të Marrëveshjes së Konçulit të arritura me ndërmjetësim ndërkombëtar, që kanë të bëjnë me pozitën e Shqiptarëve në Maqedoni dhe në Serbi, “imponojnë nevojën për organizimin sa më të shpejtë të takimit joformal të krerëve shtetëror dhe politik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, të cilin PD e ka kërkuar në mënyrë të përsëritur vitet e kaluara”.
Kreu i kësaj partie, Agani tha më tej se momenti historik nuk lejon vonesa të mëtutjeshme në këtë aspekt dhe se bashkërendimi i veprimeve politike në rrafshin mbarëkombëtar paraqet parakusht për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara. “Indikatorët e shumtë flasin se çështja Shqiptare në Ballkan është duke përjetuar goditje të njëpasnjëshme prandaj këto trende duhet të ndërpriten në mënyrë urgjente. Copëzimi i resurseve politike në rrafshin mbarëkombëtar, që aktualisht është duke ndodhë, kërcënon të dëmtojë rëndë interesat kombëtare dhe shtetërore të Shqiptarëve”, vijoi ai.
“PD kërkon që takimi i krerëve shtetëror dhe politik të Shqiptarëve në Ballkanin perëndimor të organizohet sa më shpejtë me ftesën e Presidentit të Kosovës dhe që në këtë takim të miratohet platforma politike që do të sigurojë realizimin optimal të të drejtave politike, kombëtare dhe shtetërore të Shqiptarëve në Ballkanin perëndimor në bazë të parimit të reciprocitetit të plotë, duke respektuar parimin e përcaktuar ndërkombëtar për mos ndryshimin e kufijve në Ballkan”, përfundoi kryetari i Partisë së Drejtësisë.