E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josipovic: Kroacia nuk përzihet në çështjen e Kosovës

Ai ka shtuar se Kroacia nuk do të përzihet në këtë çështje. Ai ka thënë se Kroacia e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se nuk ka ambicie për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje me Serbinë, por ka shtuar se Qeveria dhe Ministria e Jashtme e vendit të tij me vëmendje po i përcjellin ndodhitë për këtë temë.

Ndërkohë, Tadic ka përsëritur se Serbia në çfarëdolloj kushtesh dhe shantazhesh nuk do të pranojë që në mënyre direkte ose indirektë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia pret nga vendet e rajonit që të jenë të përmbajtura dhe të mbështesin këtë qëndrim të Serbisë, ashtu “që zgjidhja e çështjes së Kosovës të bëhet përmes marrëveshjes dhe kompromisit”. /telegrafi/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›