E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli vizitonfamiljen Mustafame 3 të vdekur

FUSHË ARRËZ- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka udhëtuar sot drejt Fushë Arrëzit për të vizituar familjen Mustafa, e cila humbi në tragjedi tre persona, ndërsa katër të tjerë janë të shtruar në spital. Kjo familje, më e prekura nga kjo tragjedi ka humbur dy kryefamiljarët dhe vajzën 12 vjecare, ndërsa 4 fëmijët e tjerë ndodhen të shtruar në Spitalin Ushtarak. Kryeparlamentarja Topalli, pasi ka ngushëlluar nga afër të afërmit e viktimave ka shprehur edhe mbështetjen për 4 fëmijët, tashmë të mbetur jetim.

“Kjo është një ndër tragjeditë më të dhimbshme. Një nga familjet që ka numrin më të madh të viktimave është familja Mustafa, ku kanë humbur babai, nëna, vajza 12 vjece. Unë erdha për ti bërë ngushëllimet duke shpresuar dhe duke iu lutur zotit që katër fëmijët e tjerë që janë në spital, të po kësaj familje të kenë jetën e gjatë. Shteti tashmë do të bëjë kujdes për ta, pasi janë pa babë, pa nënë, pa motrën e tyre të madhe…” – deklaroi kryeparlamentarja.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›