Agani ndal tenderin

Ministria e Shëndetësisë, fillimisht ka shpallur fitues, Kompania Global Pharm, për tenderin “Furnizim me cistotaik”, por më pas ministri i MSH,-së Ferid Agani ka pezulluar dhënien e kontratës, dhe nuk ka lejuar që të nënshkruhet kontrata më te. Madje, ka urdhëruar që të hetohet i gjithë procesi tenderues për këtë tender , ani pse vetë zyra e prokurimit të kësaj ministrie e ka shpallur fitues kompaninë Global Pharm, shkruan gazeta “Kosova Sot”.
Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se kontrata nuk është nënshkruar, ngase po analizohet i gjithë procesi.
Kurse bashkëpronari i kompanisë fituese, Edon Hajrullahu, ka kërkuar sqarim nga ministri Ferid Agani, se pse MD, nuk po nënshkruan kontratën./Indeksonline/