Ashton: Kënaqësi për fillimin e zbatimit të IBM-së

( E plotësuar) Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka shprehur sot kënaqësinë e saj për fillimin e zabtimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Këto komente ajo i bëri sot në Bruksel, para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Jam shumë e kënaqur që ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kemi dy vendkalime që menaxhohen në mënyrë të përbashkët, që janë hapur sot në mëngjes, ashtu siç ishte planifikuar, dhe do t’i njoftoj ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun”, tha Ashton.
....
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi i shoqëruar edhe nga Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni sapo kanë mbërritur në Merdare.
....
Zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve ka filluar në Merdare para orës 09:00 të mëngjesit.
Atje nuk pati ndonjë ceremoni zyrtare.
Sipas reporterit të Indeksonline nga ky vendkalim kufitar kryesisht janë serbët ata që po qarkullojnë në të dy anët e Kosovës.
Njëri prej tyre që nuk deshi të identifikohet tha se nuk pati ndonjë pengesë. Ai e kaloi kufirin në këmbë dhe vetëm me letërnjoftim kishte kaluar nga Serbia për në Kosovë.
Kontrollin e tij e kishin bërë policët e Serbisë, e rreth dhjetë metra më larg të njëjtën punë e kryen edhe kolegët e tyre kosovar.
Gjithë procedura për kalimin e kufirit nuk po zgjatë më shumë se 3-4 minuta.
Kohë të njëjtë iu desh edhe një serbi që kaloi nga Kosova për në Serbi.
\
....
Dragisha Stojanoviç, qytetar nga Serbia ka thënë se ai e ka kaluar pa probleme nga Serbia në Kosovë dhe ka pasur dy kontrolle. Sipas tij autoritetet në të dy kontrollet janë sjellur mirë dhe me korrektësi.
....
Ende nuk ka filluar zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të kufijve në Meradre i paraparë që të fillojë sot në orën 08:00.
Në këtë pikë shihet numër i konsideruar i policëve por jo edhe zyrtarë nga institucionet.
Ekipi i Indeksonlie ndodhet në Merdare dhe to të ju informoj ne vazhdimësi për detajet.
...
Pask pak çastesh nis zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijëve.
Marrëveshja pritet të nis zbatimin vetëm në Merdare sepse në Jarinje ende nuk janë përfunduar punimet.
....
Institucionet kosovare janë gati që sot duke filluar në orën tetë të nisin zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të Kufirit (IBM).
Udhëheqësi i ekipeve teknike për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, Fisnik Rexhepi, njëherësh këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, ka deklaruar se sot nisë zbatimi i marrëveshjes.
“Ne tashmë i kemi finalizuar të gjitha përgatitjet për të pritur autoritete kompetente të Republikës së Serbisë për të operuar në pikën kufitare në Merdare. Dhe, në bazë të punëve dhe dinamikës të cilat po bëhen ne presim që të hënën, duke filluar nga ora 8, çdo gjë të jetë gati për fillimin normal të punës”, tha Rexhepi.
Ndërkohë, edhe zyrtarët serbë njoftuan se në Jarinë, ku punët në ndërtimin e infrastrukturës po vazhdojnë ende, do të nisë së zbatuari IBM-ja që nga dita e hënë./Indeksonline/