Ngrin Shqipëria, shënohet viktima e parë nga i ftohti

( E plotësuar) Ndërsa i ftohti ka përfshirë gjithë Shqipërinë, në Elbasan është shënuar viktima e parë si rrjedhojë e acarit.
68 vjeçari Rauf Pepa është gjetur pa ndjenja mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “Kongresi i Elbasanit”.
Mësohet se nga i ftohti Pepa ka pësuar atak në zemër duke humbur ndjenjat në mes të rrugës, ku fill pasi u pikas i ndjeri u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën në duart e bluzave të bardha.
Temperaturat nën zero siç raporton noa kanë përfshirë mbarë Shqipërinë duke ngrirë mbarë vendin, ku në Korçë temperatura ka arritur -9 gradë celcius, në Pukë -5, Gjirokastra gjithashtu ka ngrirë, Kukësi ka shënuar një temperaturë -10 gradë dhe shtresat e akullit kanë bllokuar vendin.
Edhe në Tiranë temperaturat kanë mbërritur në zero gradë, ku ngrica dhe akulli shihet kudo.
...
Moti i ftohët dhe reshjet e borës do ta përcjellin gjatë këtyre ditëve Kosovë. Temperatura gjatë këtyre ditëve do të sillën nga 0 deri në -10. Kurse, gjatë muajit janar temperaturat do të ulen deri në -20 gradë.
“ Temperaturat do të sillen nga 0 deri në -10. Sot gjatë ditës do të jetë një ditë me diell, kurse gjatë natës do të ketë reshje të borës”, ka thënë Sylë Tahirsyla në RTK.
Ai tutje ka treguar se edhe gjatë ditës së merkurë do te ketë reshje të borës. Sipas Tahirsyles muaji janar pritet të jetë me i ftohët, ku temperaturat do te ulen deri në -20 gradë. /Indeksonline/