E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri, burri masakron gruan shtatzënë

Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij në muajin e gjashtë të shtatzanisë, e cila priste të lindte fëmijën e saj të tretë, për motive xhelozie.

33-vjeçarja Manushaqe Çeliku është vrarë nga bashkëshorti i saj Shkëlqim Çeliku, 34 vjeç në Orikum të Vlorës.

Sipas të dhënave të para që zotëron policia vrasja ka ndodhur brenda në banesën e tyre për motive xhelozie.

Po sipas të njëjtave burime burri e ka masakruar gruan me grushta, sqepar dhe thikë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›