Agani takon Laukën

Një delegacion i Partisë së Drejtësisë, i përbërë nga Kryetari Ferid Agani, Nënkryetari për Marrëdhënie me Jashtë, Amir Ahmeti, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD’së, Abdullah Klinaku, u pritën të martën nga Ambasadori i Shqipërisë, Islam Lauka.
“Kryetari Agani ka falënderuar Ambasadorin Lauka për rolin e Shqipërisë gjatë periudhës së shtetformimit të Kosovës si dhe informoi atë për ndihmën financiare që i ofroi anëtarësia e Partisë së Drejtësisë në diasporë për rastin e fatkeqësisë që ndodhi në rrethin e Shkodrës”, thuhet në një komunikatë të PD’së.