PD: 29 nëntori, ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit

Tiranë, 9 shkurt, NOA- Partia Demokratike kërkoj
hetim për krimet e komunizmit pas zbulimit të varrit masiv me 19 kufoma në
malin e Dajtit. Një pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së, të përfaqësuar nga Mesila
Doda, Gent Strazimiri dhe Eduard Halimi kanë vizituar vendin ku u zbulua varri
masiv dhe kanë sugjeruar se ky duhet të jetë një vend pelegrinazhi për gjithë
viktimat e komunizmit.
Deputeti Gent Strazimiri, ka propozuar që
data 29 nëntor të jetë dhe dita përkujtimore për viktimat e komunizmit, ndërsa
ka shtuar se varri masiv në Dajt duhet të jetë dhe vend pelegrinazhi.
Deputetja Mesila Doda, u shpreh se ngjarje si
këto tregojnë përmasat e vërteta të komunizmit. Parlamenti do të miratojë së
shpejti ligjin e Kujtesës Kombëtare por do të veprojë dhe drejtësia.
Në deklaratat e bëra nga deputetët e Partisë
Demokratike është kërkuar që prokuroria dhe ministria e drejtësisë të zbardhin
ngjarjen duke mundësuar dhe identifikimin e viktimave.
xh.q/NOA