E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetje e jashtëzakonshme për Veriun

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, i ka thënë BBC’së se bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk ka treguar mbështetje më të fuqishme sesa tani për të ndihmuar institucionet e Kosovës në integrimin e veriut të saj. Deklarata e tij vjen pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar të mbajtur të hënën në Vjenë.

“Strategjia e ka mbështetjen e plotë të tërë faktorit ndërkombëtar relevant dhe është koha e pjekur dhe e domosdoshme që të lëvizet në implementimin e saj të mirëfilltë. Mendoj që asnjëherë bashkësia ndërkombëtare nuk ka treguar interes më të fuqishëm sesa kësaj here që t’i mbështesë institucionet qendrore të Republikës së Kosovës në integrimin e veriut të saj”, deklaroi Hoxhaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›