Agassi rikthehet te luaje tenis

Një prej legjendave të tenisit botëror, Andres Agassi mbërriti në Tajvan, ku do të marrë pjesë në turneun “Ngritja e Legjendave”, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për bamirësi.
Fituesi i tetë grand slemeve është pritur nga fansa të shumtë në aeroport, ku ndali për të firmosur autografë në vizitën e parë në Tajpei që prej 23 vitesh.
Amerikani ndërpreu karrierën e tij si tenist në tetor të vitit 2006, kur pranoi përdorimin e drogës, pak kohë pasi kishte gënjyer në gjykatën sportive për t’i shpëtuar dënimit.
Së bashku me Agassi-n, në turneun e zhvilluar në Tajvan do të jenë edhe yje të tjerë të së shkuarës, si Marat Safin, Mikhail Yuzhni, Jimmy Ëang e Jen Hsu Lu.