B.Fildishte me prane nderhyrjes ushtarake

Humbës në zgjedhje ndaj Alassaine Ouattara, njeriu që gëzon mbështetjen e ushtrisë premtoi se do të hiqte bllokadën mbi hotelin ku është strehuar rivali i tij, por gjatë ditë së sotme ushtria është rikthyer përsëri për të bllokuar fituesin e ligjshëm të zgjedhjeve presidenciale.
Një koalicion vendesh afrikane ka kërcënuar Gbagbo-n për ndërhyrje ushtarake në Bregun e Fildishtë nëse nuk do të largohet paqësisht nga pushteti, por duket se kërcënimet nuk janë marrë seriozisht prej politikanit.
Ftesa e disa vendeve perëndimore, për strehim politik dhe imunitet ndaj gjykimit nëse lejon ndërrimin e pushtetit, gjithashtu duket se nuk është marrë në konsideratë prej presidentit Gbagbo.
Ndërkohë, presidenti i Kenias, Mwai Kibaki deklaroi gjatë drekës për BBC se lista e mundësive është duke u reduktuar dhe mundësia e ndërhyrjes ushtarake prej një koalicioni panafrikane është duke u rritur.