Kosove peticion kunder Dick Marty

Në të gjithë Kosovën ka nisur firmosja e një peticioni kundër akuzave të reporterit të Këshillit të Europës, Dick Marty.
Peticioni është një iniciativë e Organizatave të Veteranëve të Ushtrisë Clirimitare të Kosovës, e sulmuar nga Marty për trafik organesh njerëzore gjatë luftës.
“Do t’i tregojmë botës se UCK ka bërë një luftë të drejtë dhe jo krime sic thotë Dick Marty”, ka deklaruar Muharrem Xhemajli, përfaqësues i OVL-së.
Edhe qytetarët janë shprehur në mbështetje të kësaj nisme, e cila sipas tyre do të rrëzojë tendencat për të barazuar viktimat me kriminelët serbë të luftës.
“Duhet të kundërshtojmë këtë raport. Ne kemi bërë një luftë shumë të pastër”, ka deklaruar Nazmi Gerbeshi, nënshkrues i peticionit.
Ndërkohë, një organizim i ngjashëm po bëhet edhe në Shqipëri dhe në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët janë ftuar për të nënshruar peticionin.