Agger: Po na mungon finalizimi

Mbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger, është i bindur se The Reds po u mungon finalizimi i duhur, pas dështimit për të shënuar në ndeshjet sikurse ndaj Blackburnit.
“Kur nuk i shfrytëzoni rastet, ju nuk fitoni ndeshjet e futbollit”.
“Është një brengë, por çfarë mund të bëni? Mënyra e vetme për ta zgjidhur situatën është të krijojmë më shumë raste. Mendoj se 80 % të kohës ne po luajmë shumë mirë. Kjo është gjëja e çuditshme, luajmë mirë, por nuk kemi fat. Disi...po na mungon finalizimi”, tha Agger.