Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 2012 për Tiranën

Pas 2 vitesh bllokim, Bashkia e Tiranës tani ka një buxhet prej 70 milion dollarësh për ti përdorur përgjatë 2012. Pas orëve të gjata diskutimi, dhe ndërprerjeve të mbledhjes, me 29 votat e maxhorancës në këshill dhe kundërshtimin e 25 të antarëve të opozitës, mjaftuan që projekbuxheti të votohej. Këshilltarët e së majtës në Bashki e kanë quajtur këtë buxhet si tepër optimal dhe politik. Madje opozita në bashkia akuzon se këto fonde nuk janë të shpërndarë në bazë të projekteve.
Ndërsa Ervin Bushati thotë se ky buxhet është politik sepse ka farvorizuar më shumë minibashkitë e djathta se të majta edhe pse numri i banorëve është i njëjtë. Rasti për keëtë është njësia 2 dhe njësia 7. Pasi është rikthyer në karrigen qëndore pas disa orve largim, Kryebashkiaku Lulzim Basha thotë se priste kundërshtimin e opozitës edhe kur bëhet fjalë për buxhetin e bashkisë qëndrore.
Me një vlerë totale prej 70 milionë dollarësh, buxheti parashikon 50% investime të reja por do të ketë edhe vazhdimësi ndërhyrjesh nga projektet e nisur me herët. Përveç buxhetit, Këshilli Bashkiak ka shqyrtuar edhe projekte të tjera të cilat lidhen me eliminimin e të gjithë taksave dhe tarifave vendore për bizneset e reja që punësojnë 50 apo më shumë qytetarë të Tiranës, dhe uljen me 30% të taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjitha sipërmarrjet që punësojnë mbi 75 qytetarë nga lista e të papunëve.