E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfaqesuesja e Republikes se Nigerit ne fazen finale te Kupes se Afrikes

Të gatshëm për çdo lloj gjëje, vetëm për mos të hequr dorë nga futbolli. Kjo duket se është filozofia në Republikën e Nigerisë, ku abonentët e celularëve do të ndihmojnë për të financuar aktivitetin e përfaqësueses së tyre të futbollit.
Qeveria në Niameji ka përcaktuar një taksë, që në realitet është mjaft e ulët, pasi bëhet fjalë vetëm për pak qindarka, për çdo telefonatë të kryer me celular, për t’i lejuar ekipit kombëtar që të përballojë shpenzimet për pjesëmarrjen në Kupën e Afrikës.
Vendimi është arsyetuar me pamundësinë për të siguruar, me mjete të tjera, fondet e nevojshme për prezencën e përfaqësueses në edicionin e 28-të të Kupës së Afrikës, që do të zhvillohet nga 21 janari deri më 12 shkurt në Gabon dhe Guine.
Së fundmi, presidenti i Federatës së Nigerisë, Xhibril Hima, ka bërë të ditur se shpenzimet që kombëtarja të luajë në aktivitetin më të rëndësishëm futbollistik të Afrikës shkojnë në mbi 3 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›