Reali i Madridit po mendon per pasardhesin e Zhoze Murinjos

Zhoze Murinjo përgatitet të kthehet në Angli dhe Reali i Madridit mendon për të ardhmen. Klubi “merengue” ka gjetur edhe pasardhësin e portugezit: bëhet fjalë për Joakim Lëv, trajnerin aktual të përfaqësueses gjermane.
Sipas të përditshmes “Marca”, Lëv është në krye të listës së teknikëve që po ndiqen me interes nga klubit i Florentino Perez, që i ka pritur me shqetësim deklaratat e Mou se Anglia mbetet pasioni i tij, madje duke zbuluar se po pret që të kthehet në këtë kampionat për të qëndruar gjatë.
Ndryshimi i mundshëm në stolin e Realit mund të konkretizohet në vitin 2014, ku skadojnë si kontrata e Murinjos me madrilenët ashtu edhe kontrata e Lëv me Kombëtaren e Gjermanisë. Gazeta e kryeqytetit spanjoll kujtonte se “Special One” “është një trajner për projekte afatmesëm dhe këtë e ka treguar te Interi, ku pasi fitoi të gjithë titujt e mundshëm I kërkoi Moratit ta lejonte të shkonte në ‘Santiago Bernabeu’”.
Ndërkohë, “Marca” nënvijëzonte se “Joakim Lëv është trajneri që pëlqehet më tepër nga drejtuesit ‘merengue’, pasi ai ka një filozofi, medota pune dhe lojë moderne”. Me fjalë të tjera, 51-vjeçari është një prej trajnerëve të lindur për t’u ulur në stolin e Realit të Madridit.