E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Çeku: Forca, opsion për zgjidhje në veri

PRISHTINË- Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, ka deklaruar se veriu i Mitrovicës është problem i cili kërkon angazhimin jo vetëm të Qeverisë, por edhe të shoqërisë civile dhe të mediave për integrimin e kësaj pjese. Ndërsa, theksoi se forca është mjeti i fundit, por që mbetet si opsion për zgjedhjen e situatës, raporton Koha Ditore.

Këto komente ministri Çeku i bëri të dielën gjatë mbjelljes së disa fidanëve në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, me rastin e Ditës së Tokës. “Veriu është një problem i cili kërkon angazhimin e të gjithëve, jo vetëm Qeverisë, brenda Qeverisë, të gjitha ministrive, por edhe të gjitha subjekteve tjera, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile, mediat.

“Çdo njeri prej nesh ka nje rol për të luajtur për integrimin e veriut. E kemi thënë edhe në Kuvend dhe gjithkund se forca është mjeti i fundit, por mbetet mjet për zgjedhjen e situatës në veri”, ka thënë Çeku
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›