E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, te vegjlit, sot "gjyq" dy partive te medha Rozeta Rapushi

Partite e vogla organizojne sot tryezen per reformen zgjedhore, me shpresen per te bindur forcat e medha politike PD-PS per te ndryshuar qendrim mbi formulen e shperndarjes se mandateve per deputet. Nje ceshtje kjo thelbesore per te vegjlit ne mbijetesen e tyre ne zgjedhje. Ne tryezen qe do te zhvillohet sot, partite e vogla, qe nga zgjedhjet parlamentare te vitit 2009, jane shume pak te perfaqesuara ne Kuvend, madje nje pjese prej tyre dolen jashte Kuvendit, do te prezantojne edhe nje pakete propozimesh qe, sipas tyre, duhet te perfshihen ne Kodin Zgjedhor. Nga dy forcat e medha politike, mesohet se do te kete pjesemarrje ne nivel ekspertesh. Duke qene se ftese per pjesemarrje u eshte derguar dy kryetareve te partive te medha, Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit te PS-se, Edi Rama, te dy jane shprehur pozitivisht per te qene pjesemarres, por ne nivel ekspertesh. Ndersa pritet qe kreu socialist te jete vete i pranishem, kreu i qeverise u shpreh se mazhoranca do te perfaqesohet me eksperte, qofte ky bashkekryetari i Komisionit te posacem per reformen zgjedhore, Ilir Rusmali, apo eksperti per zgjedhjet, Oerd Bylykbashi. "Sigurisht qe ne do te dergojme perfaqesuesit tane ne tryezen e partive qe kane organizuar kete tryeze dhe ne do te degjojme me vemendjen shqetesime e tyre. Ne kemi qene gjithnje nje force politike, jo prepotente, jo arrogante. Ne kemi degjuar dhe degjojme me vemendje aleatet tane dhe ne qofte se ju lexoni ne doktrinen e koalicioneve, ju nuk do te gjeni njeri me serioz, me te ndershem dhe me te hapur ne koalicione sesa une", - tha dje kreu i qeverise, Berisha. Nga ana e tyre, te vegjlit jane pergatitur per te prezantuar propozimet e tyre. Ajo cka pritet te kerkohet ne tryezen e sotme nga PD-PS qe kane edhe autoritetin dhe shumicen vendimmarrese per ndryshimin e Kodit Zgjedhor, do te jete qe ne Kodin Zgjedhor duhet te respektohet vota e cdo votuesi shqiptar njesoj ne menyre qe te mos diskriminohen partite e vogla dhe te favorizohen te medhate. Edhe gjate takimeve te zhvilluara me ekspertet europiane pak kohe me pare, te vegjlit kerkuan nje ndarje te barabarte per votat ne zgjedhje dhe llogaritjen e mandatit te deputeteve, numerim te shpejte te votave, mundesisht me sistem elektronik, si dhe Komision Qendror te Zgjedhjeve, jo politik. "Ne kerkuam dhe e vleresuam si domosdoshmeri ndryshime thelbesore ne Kodin Zgjedhor. Propozuam nje KQZ qe te qendroje larg politikes, pra te jete teresisht jo politike dhe mundesisht nje sistem elektronik te numerimit", - tha pas mbledhjes kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo. Sipas tij, ne qofte se me pare partite e medha kane bere si te duan me Kodin Zgjedhor, kete here kerkesat e partive te vogla, duhet te shkojne deri ne fund. Ndersa kreu i Partise Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, i meshoi faktit se ajo cka duhet te korrigjohet ne ligjin e zgjedhjeve, eshte menyra e perllogaritjes dhe ndarjes se mandateve te deputeteve ne zgjedhje. E njejta gje u kerkua edhe nga republikanet, nje formule per perllogaritjen e mandateve te deputeteve per zgjedhjet parlamentare. Po keshtu, edhe nenkryetari i Kuvendit, deputeti i LSI-se, Vangjel Tavo, tha se LSI kerkon permiresimin e Kodit Zgjedhor per te korrigjuar ato probleme qe u shkaktuan pas ndryshimeve ne vitin 2008. "Ajo cka kerkojme konkretisht eshte qe te gjendet nje formule korrektimi i sistemit qe te siguroje barazine e votes. Te shihet mundesia qe te aplikohet nje sistem proporcional kombetar i paster, ose te arrijme ne nje propozim tjeter qe mundesoje barazi",- eshte shprehur Tavo.

Pretendimet e partive te vogla per ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Te realizohet nje formule e re per ndarjen e mandateve qe siguron barazine e votave ne zgjedhje per te gjitha forcat politike njesoj.

T'i jepet nje dimension i ri komisioneve dhe administrates zgjedhore, me nje perfshirje me te madhe.

Partite e vogla politike te mos perjashtohen nga e drejta e kontrollit dhe pjesemarrjes ne administrimin e votes.

PD-PS duhet te rikonsiderojne qendrimin e tyre per t'i dhene nje dimension me te madh reformes zgjedhore, se sa rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Te garantohet gjitheperfshirja dhe t'i jepet fund cdo pretendimi absurd qe mund te linde pas zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›