E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, Timoshenko refuzon trajtimin mjekësor, kthehet në burg

UKRAINË- Zyrtarët në qyetetin lindor të Ukrainës, Harkov, thanë sot se ish kryeministrja Julia Timoshenko, është kthyer në burg, pasi ka refuzuar trajtimin mjekësor në një klinikë lokale.

Timoshenko ishte dërguar në këtë klinikë të premten, për shkak të disa problemeve shendetesore, por është kthyer në burg pasi, siç kanë thënë zyrtarët, ajo “kategorikisht” e kishte refuzuar trajtimin, raporton Europa e Lirë.

Mjekët perëndimorë, te cilet kishin kontrolluar ish kryeminitren Ukrainase, kanë thënë se ajo kishte shprehur shqetësim se do të helemohej nëse do te dergohej në ndonjë spital në Ukrainë. Mbështetësit e saj thonë se Timoshenko u dërgua në spital me forcë.

Julia Timoshenko është duke e vuajtur dënimin me shtatë vjet burg për shkak të keqpërdoprimit të pozitës. Ajo thotë se dënimi është i motivuar politikisht dhe paraqet përpjekje nga rivali i saj politik, presidenti Viktor Janukoviç, për ta heshtur atë.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›