Agim Llupo në gjykatë, kërkon të lirohet
Share
I vetmi i akuzuar për vrasjet e 21 janarit që ndodhet në burg, gardisti Agim Llupo, ka depozituar në gjykatë kërkesën për lirimin e tij. Llupo argumenton se ai duhet të dalë nga burgu, duke qenë se të mërkurën përfundon afati i paraburgimit për të.
Kërkesa e Llupos u bë në të njëjtën ditë me atë të prokurorisë, e cila nga ana tjetër ka kërkuar nga ana e gjykatës të shtyjë edhe me tre muaj afatet e paraburgimit për gardistin e akuzuar.
Të dyja kërkesat do të shqyrtohen ditën e mërkurë nga i njëjti gjyqtar, Shkëlqim Mustafa, i cili shqyrtoi edhe masën e sigurisë për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendin, duke e lënë atë në arrest shtëpie.