Numri i homoseksualëve në Shqipëri, nga 5 deri në 8 % e popullsisë
Mesatarja e vendeve të Ballkanit për prirjet homoseksuale merr përmasa të konsiderueshme. Në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, numri i homoseksualëve shkon nga 5 deri në 8 % të popullsisë. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare, këto shifra kanë dalë nga raporti më i fundit i Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dennis Van der Veur.
Një nga 12 rekomandimet e antarësimit në BE është respektimi i të drejtave të njeriut, mosdiskriminimi i personave me orientim të ndryshëm seksual. Për shkak se në Shqipëri homoseksualët paragjykohen dhe dhuna verbale fillon që në shtëpi, në shkolla dhe në punë, Këshilli Euopian ka nisur një projekt me qeverinë shqiptare për të zbatuar masat anti-diskriminim.
Anachiara Cerri, shefe e sektorit të LGBT thotë se martesa e homoseksualëve në Shqipëri ende është e ndrydhur.
Por nuk është vetëm Shqipëria që ka mendje të mbyllur ndaj pranimit të personave me orientim të ndryshëm seksual. Sipas raportit të Këshillit Europian, nga të gjithë vendet e BE, 9 shtete nuk i përdorin rekomandimet për LGBT, ndërsa një pjesë e madhe këtë çështje e përfshijnë në terminologji të përgjithshme si barazia gjinore./ora-news