Agim Popa: Mehmeti në një vapor me Titon, misteret e udhëtimit në SHBA
Ishte shtatori i vitit 1960, kur një delegacion i nivelit të lartë të Shqipërisë Komuniste, i kryesuar nga vetë njeriu i fuqishëm i pushtetit, Mehmet Shehu, mori rrugën e gjatë për të mbërritur në Nju-York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po zhvillonte punimet Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ishte koha kur lideri i komunizmit shqiptar kishte kërkuar çarjen e madhe me aleatin e tij të hershëm, Bashkimin e madh Sovjetik, që në ato momente drejtohej nga Nikita Hrushovi. Pikërisht për këtë arsye, kryeministri Mehmet Shehu me delegacionin që e shoqëronte nuk udhëtoi me kryqëzorin “Aurora” me të cilin udhëtonin delegacionet e shteteve komuniste dhe vetë Nikita Hrushovi. Ai preferoi që lëvizjen ta bënte me vaporin më madhështor të kohës, siç ishte ai “Kuin Elisabet”. Por fati i keq i kryeministrit të pushtetshëm do të vinte pikërisht nga rastësia e madhe e atij udhëtimi, pasi në atë vapor po udhëtonin edhe vetë lideri i supershtetit jugosllav Josip Broz Tito dhe i biri i kryeministrit të Anglisë, Uinston Çërçilli. Ishte kjo rastësi, që 20 vite më vonë, kur Mehmet Shehu do të priste ‘suferinën’ e sulmeve të Enver Hoxhës, do të kishte edhe akuzën se pikërisht atë udhëtim që ai kishte bërë për në SHBA me vaporin “Kuin Elisabet”, e kishte përdorur për t’u takuar me Randolf Çërçillin, Josip Broz Titon dhe ish-drejtorin e tij të shkollës teknike, Harri Fultzin, me të cilët kishte komplotuar si poliagjent në kurriz të Shqipërisë dhe të vetë liderit të saj, Enver Hoxha. Por si është e vërteta e atij udhëtimi që do të hynte zhurmshëm në historinë e Shqipërisë Komuniste? A kanë udhëtuar figurat e lartpërmendura në vaporin e famshëm të viteve ’60-të dhe kush ka qenë reagimi i Mehmet Shehut para kërkesës insistuese të të birit të Çërçillit, të paraqitur si gazetar, për të bërë një takim personal me të. Këto dhe gjithçka që lidhet me akuzat dhe misteret e atij udhëtimi të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, do t’i dëshmojë për lexuesin e gjerë të “Gazeta Shqiptare”, vetë profesor Agim Popa, i cili ishte jo vetëm një nga pjesëtarët e ekipit të kryeministrit, por vetë përkthyesi i tij i materialit therës kundër qeverisë amerikane, që do ta mbante në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
Profesor Popa. Para se të bënim elozhet e rastit do të doja të hynim drejt e në temë. Së pari, doja ta filloja këtë bisedë me një pyetje që ka të bëjë me një lajm më se të bujshëm të periudhës komuniste, i cili në atë kohë është bërë dhe një nga bazat e akuzave të Enver Hoxhës mbi Mehmet Shehun për ta quajtur poliagjent. Që të mos zgjatem më tepër në sqarimin e pyetjes që dua të më shtjelloni, po ju them shkurt, se fjala është për një udhëtim të famshëm që Mehmet Shehu paska bërë në vitin 1960 për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Personalisht, më tërheq disi vëmendjen viti i atij udhëtimi, për faktin se lidhet pikërisht me momentet e çarjes së madhe me aleatin historik të Shqipërisë së Enver Hoxhës, që kishte qenë pikërisht Bashkimi i madh Sovjetik. Për të përfunduar, po ju them se kam mësuar qoftë në rrethana të tjera, por qoftë dhe nga juve para se të nisnim zyrtarisht këtë intervistë, se ju paskeni qenë njëri prej njerëzve që ka shoqëruar Mehmet Shehun në atë udhëtim, që do të quhej sa historik, aq edhe misterioz dhe i dyshimtë, aq sa do të etiketohej nga vetë Enver Hoxha se e kishte shfrytëzuar për t’u takuar me liderin jugosllav Josip Broz Tito dhe me të birin e Çërçillit, të cilët paskan udhëtuar me të njëjtin vapor. Si është e vërteta profesor?
Është e vërtetë se Mehmet Shehu ka bërë një udhëtim të tillë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shtatorin e vitit 1960, i cili është cilësuar ashtu siç thoni ju, një udhëtim i dyshimtë dhe se është përdorur nga Mehmet Shehu për t’u takuar me Randolf Çërçillin dhe Josip Broz Titon, që gjithashtu udhëtonin me të njëjtin vapor për në SHBA.
Dhe ju keni qenë me të?
Po, kam qenë. Siç ishin dhe shumë të tjerë që e shoqëronin, - në atë udhëtim që unë do ta quaja të rëndësishëm, - mes tyre: Behar Shtylla, Reiz Malile, Llambi Peçini etj.
Është përdorur nga Enver Hoxha në të vërtetë ai udhëtim, për ta akuzuar rëndë Mehmet Shehun?
Është përdorur. Në vitin ’81 kur dënoi Mehmet Shehun, Enver Hoxha është shprehur se, shumë vonë kishte mësuar nga njerëzit që kishin shoqëruar Mehmetin në atë udhëtim, se në vaporin ku ishin akomoduar, ai është takuar me të birin e Çërçillit dhe Josip Broz Titon, me të cilët, pa dijeninë e Tiranës, ka udhëtuar me të njëjtin vapor.
Jeni befasuar nga kjo deklaratë apo akuzë e Enver Hoxhës?
Patjetër që jam befasuar, por as kisha të drejtë të diskutoja Enver Hoxhën, pavarësisht se isha njëri nga njerëzit që shoqëronin Mehmet Shehun në atë udhëtim, madje nga më të afërtit, dhe se e di shumë mirë që ai nuk e ka bërë një takim të tillë, për të cilin u akuzua.
Kush ishte qëllimi i atyre akuzave?
Që të tregohej se Mehmet Shehu ishte agjent dhe poliagjent dhe se lëvizjet në vendet e huaja i përdorte për të takuar gjoja padronët e tij dhe për të komplotuar në kurriz të Shqipërisë dhe të vetë Enver Hoxhës.
Ju kuptova saktë mbi interpretimin që i është bërë atij udhëtimi që ju e konsideroni historik, ndërkohë që dikur, pas dënimit të Mehmet Shehut është konsideruar misterioz, madje i dyshimtë. Profesor, do të doja të dija se çfarë ishte ai udhëtim dhe për se u ndërmor atëherë nga kryeministri i fuqishëm i shtetit?
Ka qenë, siç thatë dhe ju, shtatori i vitit 1960. Mehmet Shehu e ka bërë atë vizitë për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara që zhvillohej në Nju-York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pra, ishte mbledhja e radhës e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara?
Po. Ajo ishte pikërisht mbledhja e radhës e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-York. E veçanta e asaj mbledhjeje ishte se delegacioni shqiptar udhëtonte në një kohë kur ishte përfshirë nga kriza e akullt politike, pasi ishte çarë me aleatin e fuqishëm politik që ishte Bashkimi Sovjetik, dhe pas tij, qëndronin shumë shtete të armiqësuara me vendin tonë. Madje kjo ka qenë arsyeja pse delegacioni i kryesuar nga Mehmet Shehu nuk udhëtoi me kryqëzorin “Aurora” me të cilin udhëtonte Hrushovi me përfaqësuesit e tjerë të vendeve socialiste, por udhëtoi me vaporin “Kuin Elisabet” ose e thënë shqip “Mbretëresha Elisabet”, me të cilin udhëtonte edhe lideri i Jugosllavisë, Josip Broz Tito dhe vetë i biri i kryeministrit të famshëm anglez, Randol Çërçill. Gjej momentin t’ju them se vapori “Kuin Elisabet” ishte vapori anglez që kishte emrin e mbretëreshës Elisabeta dhe ka qenë vapori më i madh dhe më luksoz i kohës. Marshalli Tito në atë vapor ka pasur një status të veçantë, pasi ka qenë i ftuari personal i mbretëreshës së Anglisë në vaporin e famshëm, kështu që një herë në ditë, kryesisht drekat ai i hante në hollin e të ftuarve të nderit të restorantit modern të vaporit.
Pse ishte prania juaj në atë delegacion?
Zyrtarisht ynë figuroja si këshilltar i Mehmet Shehut, por praktikisht unë kisha vajtur për të përkthyer rusisht fjalimet e tij, pasi ato nuk donte që t’i mbante në gjuhën angleze. Pra, nuk donte që në Nju-York të fliste anglisht, megjithëse atë gjuhë e fliste shumë më mirë se rusishten, për faktin se dikur ai kishte kryer studimet në shkollën teknike të Tiranës, ku kishte qenë drejtor pikërisht amerikani Harri Fultz. Kjo kishte bërë që në atë shkollë të përvetësohej mirë anglishtja.
Profesor, jam shumë kurioz se pse ju kanë caktuar pikërisht juve për të bërë përkthimin e Mehmet Shehut në një eveniment të tillë ndërkombëtar, kur juridikisht ai kishte këshilltarët e vet?
Kjo ka një parahistori. E para, unë e kisha zotëruar mjaft mirë rusishten, të cilën e kisha studiuar në mënyrën më perfekte në kohën kur isha për studime në Moskë. Madje dy vitet e fundit të studimeve, më mbanin jo për të huaj por, ose për hebre, ose për armen. Mbaj mend që më thonin: Rus nuk je, i huaj nuk je, por ti duhet të jesh ose armen, ose hebre.
Në ç’vite keni qenë për studime në Rusi?
Kam qenë nga viti 1949 deri në vitin 1954. Por, siç jua sqarova paksa më lart, fillimisht, madje deri dy vitet e para, unë kam pasur probleme me gjuhën, duke filluar nga theksi apo nga shpejtësia e të folurit, por pas vitit 1952 unë arrita të kisha një njohje perfekte të saj dhe e flisja shumë lirshëm, aq sa në shumë raste më kanë marrë për përkthime tepër specifike, duke arritur ta bëja një gjë të tillë dhe me personalitetet e larta të shtetit. Në lidhje me këtë, po ju them se edhe përkthimin e Hrushovit gjatë vizitës historike që bëri në vitin ’58-ën në vendin tonë e kam bërë unë.
Ju keni përkthyer Hrushovin gjatë vizitës së bujshme që ka bërë në Shqipëri?
Po. E kam përkthyer të gjithë vizitën e tij, kështu që kam qenë prezent në të gjithë itinerarin dhe takimet që ai bëri në vendin tonë. Dija çdo thënie dhe çdo shprehje të cituar prej tij në ato ditë të zhurmshme. Jo vetëm kaq, por pas asaj vizite, jam thërritur nga qendra kinematografike e Moskës për t’u bërë pjesë e ekipit që do të montonte dokumentarin “Vizita historike e Nikita Sergei Hrushovit në Shqipëri”. Por unë kam pasur rastin që të isha edhe përkthyes i Enver Hoxhës në mbledhjen e madhe të 81 partive marksiste-leniniste të botës, mbledhje që do të hynte fuqishëm në historinë e vendit për vetë pozicionin që ne mbajtëm në atë takim.
Qartë. Le të kalojmë sërish te Mehmet Shehu. Si do ta mbante fjalimin e tij ai, kur mendoj se të tjerët do ta mbanin anglisht, për vetë vendin ku organizoheshin takimet e Asamblesë së OKB-së?
Secili nga kryetarët e delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse fjalën do ta mbante në gjuhën që do të donte vetë. Sigurisht, për të mos thënë të tërë, po them se pjesa dërrmuese do ta mbante në gjuhën angleze, jo vetëm për faktin se takimet e kësaj asambleje organizoheshin në Nju- York, por edhe se ajo ishte një gjuhë ndërkombëtare dhe e shumënjohur nga pjesa më e madhe e pjesëmarrësve. Por Mehmet Shehu do ta mbante rusisht, megjithëse siç ju thashë, atë gjuhë e njihte më pak se anglishten.
Me këtë gjuhë, më duket sikur po e citon si një mënyrë proteste të Mehmet Shehut. Nuk e di në ju kuptoj drejt?
Saktësisht ashtu është. Më kuptove qartë. Arsyeja ishte e thjeshtë, se ajo ishte pikërisht një protestë që i bëhej Perëndimit nga ana jonë, pasi ishin kohët kur i kishim acaruar së tepërmi marrëdhëniet. Kjo si duket, edhe nga fakti i përpjekjeve dhe angazhimi i tyre për të mbështetur forcat e djathta nëpër botë për përmbysjen e sistemit komunist në vendin tonë. Por për atë gjuhë protestohej sipas mënyrës sonë, edhe për faktin se ajo ishte gjuha e imperializmit dhe revizionizmit modern etj, etj.
E shikoj se paskeni qenë në vëmendje të veçantë të kryeministrit Shehu, aq sa ju paska besuar përkthimin e një fjalimi në një takim të një rëndësie të tillë, por unë do të isha i interesuar për të mësuar kontaktin tuaj të parë me të, apo më mirë të them, se si arrite të njiheshe dhe të siguroje prej tij një besim të atillë?
Saktësisht, kontaktin e parë me Mehmet Shehun unë e kam pasur gjatë një pritjeje që bëhej në Shqipëri, ku ishin ftuar delegacione të ndryshme për 20-vjetorin e Çlirimit dhe mua më kishin caktuar të shoqëroja një delegacion gjerman. Këtu ka një episod tepër të çuditshëm, që më ndihmoi që Mehmet Shehu të më fiksonte që në këtë takim të parë që bëra me të. Unë nuk dija gjermanisht, por ai gjermani dinte rusisht, se ishte një punëtor i vjetër që nga koha e komiterrnit. Në ditë më thonë: “Shpejt, se shoku Enver me shokun Mehmet do presin delegacionin bullgar”. Unë u them se “ç’punë kam unë me delegacionin bullgar, kur delegacioni bullgar ka përkthyesin e tij”. “Por është puna, - më thonë, – se delegacioni bullgar nuk e ka përkthyesin e tij, por shko ti, se ata flasin rusisht”.
Ashtu bëra, shkova menjëherë. Aty ishte Enver Hoxha. Ai thoshte disa fjalë rusisht dhe i përkthente shqip. Unë i përktheja rusisht. Në një moment u përmend fjala “luleshtrydhe”. Unë ndenja 2-3 sekonda duke menduar por, Mehmet Shehu, që ishte impulsiv, ndërhyri dhe tha: “jagëti”. Mua në atë kohë m’u kujtua dhe ia ktheva se “jagëti” quhen të gjitha llojet e frutave me kokrra të vogla, edhe manaferrat edhe thanat etj., kurse luleshtrydhet kanë një emër të veçantë dhe i thonë “kuj huka”. Ai pa një herë dhe nuk ndërhyri, por që e pashë që i pëlqeu ndërhyrja, se ai kishte një natyrë të tillë që, kur e kishe drejt ta pranonte ndërhyrjen, madje në vetvete të simpatizonte.
Kjo ka qenë arsyeja pse ju mori në një takim të atillë si ai në Amerikë, ku do të ishin të pranishëm liderët më me emër të Globit?
Jo, kam pasur edhe rast tjetër kontakti, që ka pasur lidhje me përkthimin, derisa ai siguroi besueshmëri absolute te përkthimi im në gjuhën ruse. Ka qenë rasti kur u botua i ashtuquajturi “Program i lidhjes komuniste të Jugosllavisë”. Në kundërvënie të atij programi, u botua një artikull edhe nga udhëheqja shqiptare. Nëpërmjet një artikulli të botuar në gazetën “Pravda”, Enver Hoxha i kundërvihej drejtpërsëdrejti programit të quajtur “Vetadministrimi Jugosllav”.
Mehmet Shehut, në atë kohë i kishte kërkuar një artikull të posaçëm dhe specifik pikërisht revista e famshme “Vaprosi Stori” (Çështje të Historisë), kështu që përgatiti një artikull të gjatë. Mirëpo nga shqipja në rusisht atë e përkthente një rus i bardhë i quajtur Vasaili Peroçenko, i cili shqipen asnjëherë s’e kishte mësuar tamam. Rusishten po ashtu kishte filluar ta ngatërronte dhe kështu, aty ishte bërë një çorbë e tërë. Mehmeti e kishte parë me vëmendje dhe kishte arritur të konstatonte apo të gjente një vend të përkthimit, ku përkthyesi kishte shprehur të kundërtën e asaj që kishte thënë ky. Pas këtij konstatimi, kishte kuptuar se materiali i përkthyer ishte me probleme esenciale, aq sa ishte ndryshuar dhe kuptimi apo qëllimi i idesë së përshkruar. Kështu që, duke vendosur që t’i kthehej prapë, kishte pyetur njerëzit që punonin afër tij, se kush ishte një njeri që dinte mirë rusishten. Ata më kishin rekomanduar mua. Më thërriti dhe më tha se “kam bërë një artikull në lidhje me programin e lidhjes komuniste të Jugosllavisë dhe dua të ma redaktosh ti përkthimin”. Edhe unë e mora dhe punova me vëmendje të madhe për dy ditë me radhë, ku e nxiva nga fillimi deri në fund, se ishte përkthyer shumë keq. Pas dy ditësh, pasi e shtypa dhe në të pastër, mora dhe atë kopjen që ishte e korrigjuar dhe i kërkoj Mehmet Shehut nëpërmjet telefonit nëse mund ta takoja në lidhje me detyrën që më kishte dhënë.
- Hajde menjëherë në zyrë, – më thotë.
Ashtu bëra. Me materialin në dorë shkoj menjëherë në zyrën e tij.
Mirëpo ai, ndërkohë, e kishte parë edhe më mirë dhe me më shumë vëmendje përkthimin e bërë më parë dhe kishte nënvizuar pjesën ku ishte përkthyer tjetër për tjetër, por mua s’më kishte thënë gjë. Kuptohet, për të konstatuar nëse unë do ta kisha pikasur, apo do të më kishte shpëtuar.
Pse?
Me sa duket, e kishte ruajtur për të më verifikuar mua. Dhe vërtet ashtu bëri.
- Ka një vend ku bëhet fjalë për këtë e këtë gjë, – më tha.
- Po, ka, – i thashë.
- Si e ke përkthyer?, - më tha.
Ia tregova se si e kisha përkthyer saktësisht.
- Po hë, - tha, - se ai e kishte përkthyer tjetër për tjetër. Unë, në të vërtetë, si ai vend që ishte përkthyer gabim, kisha gjetur tre-katër të tjerë, por ai një kishte gjetur dhe e kishte ruajtur posaçërisht, siç të thashë, për të më verifikuar mua. Së fundmi, unë i tregova të gjithë atë që kisha bërë, që e kisha nxirë pothuajse të gjithë materialin e përkthyer një herë dhe të shkruar rishtazi në të pastër. Kuptohet, ai ngeli shumë i kënaqur nga përkthimi, prandaj edhe, kur do të shkonte në sesionin e radhës së OKB-së, që siç të thashë u bë në shtatorin e 1960-ës, ai kishte lënë porosi që të shkoja unë për përkthim, meqenëse nuk donte siç të thashë që të fliste aty anglisht, pavarësisht se anglishten e dinte më mirë se rusishten, por siç të thashë edhe më lart, protestohej për gjuhën e imperializmit dhe revizionizmit.
(Vijon nesër ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)