Ref.Zgjedhore, Topalli: Shqiptarët meritojnë statusin. Wollfarth: Mos humbi kohë
TIRANË – “Trashëgimia zgjedhore evropiane: dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore”, është tema e aktivitetit dyditor që Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nisi sot në kryeqytet, në kuadër të Presidencës shqiptare të KiE-së.
Në hapje të këtij aktiviteti, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vlerësoi punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore duke theksuar rëndësinë e përmbylljes sa më parë të njërës nga reformat më të rëndësishme ligjore në vend dhe kriter kyç i vendosur nga BE për procesin e integrimit.
“Nuk ka kohë për tu humbur për reformën zgjedhore. Është koha për të vepruar tani, shqiptarët duan statusin, e meritojnë.”- u shpreh Topalli.
Më tej kryeparlamentarja nënvizoi se Shqipëria ka arritur progres në zgjedhjet e lira e të ndershme dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë me Komisionin e Venecias.
Në aktivitet pritet të referojnë edhe anëtarë të Komisionit të Venecias, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përfaqësues të shoqërisë civile, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, etj.
(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)