Agim Vela zgjidhet rektor i Universitetit të Tetovës
Të pranishëm në mbledhje të Senatit ishin 15 nga gjithsej 21 anëtarë të Senatit. Prof.dr. Agim Vela mori 12 vota të senatorëve, kurse 3 senatorë votuan për prof. dr. Miftar Ziberi. Procedura për zgjedhjen e Rektorit ishte inicuar më 24 qershor 2009 dhe kandidimi ishte i hapur deri më 03 korrik 2009. Procedura për zgjedhjen e Rektorit është në pajtueshmëri me Ligjin për Arsimin e lartë të RM-së, Statutin e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe kriteriumeve për zgjedhje të Rektorit.
Në bazë të procedurës së inicuar më 24 qershor 2009 për zgjedhje të Rektorit, këshillat mësimor-shkencor të fakulteteve të USHT-së, kandiduan 2 kandidatë, edhe atë prof. Dr. Agim Vela dhe prof. dr. Miftar Zyberi. Drejtoria e Rektoratit të USHT-së, i shqyrtoi dokumentacionin e këshillave mësimor-shkencor të fakulteteve dhe pas procedurës së votimit i propozoi Senatit të USHT-së dy kandidatët.
Senati i Universitetit Shtetëror Tetovës të shtunën një zërit e hodhi si të pa bazë ligjore dhe të pavlefshëm Aktvendimin e MASH-it për shkarkimin e organeve të universitetit. Senati vlerësoi se organ i vetëm për zgjedhjen dhe shkarkimin e organeve të Universitetit është Senati i USHT-së.Tani për tani USHT ka dy rektor, atë të deleguar nga Qeveria e Maqeodonisë dhe rektorin e sotëm të zgjedhur nga Senati i USHT-së. (ina/start)